Mësuesi apo nxënësi?Cili do buzëqeshet në fund?

Java e 31-të në elitën e futbollit vendor do të na dhurojë derbi ndeshjen midis Rabotniçkit dhe FC Shkupit, ku në qendër të vëmendjes do të jenë trajnerët e të dyja skuadrave. Do të jetë kjo një përballje midis nxënësit dhe mësuesit, Zekirja Ramadanit dhe Gjore Jovanovskit, për të cilët do të jetë kjo hera e parë që do të jenë përballë njëri tjetrit në rolin e trajnerit.

Rikujtojmë Jovanovski dhe Ramadani ishin pjesë e asaj gjenerate të artë të ish Slloga Jugomagnatit, aktualisht FC Shkupit, kur skuadra nga Çairi thjesht sundonte me futbollin në Maqedoni.

Është interesant fakti se që të dy erdhën në postet e tyre duke zëvendësuar sërish dy ish kampion të FC Shkupit (ish Slloga Jugomagnagtit), Ardian Nuhiun dhe Goran Stankovskin.

Zekirja Ramadani zëvendësoi Nuhiun te FC Shkupi, teksa Gjore Jovanovski, zëvendësoi Goran Stankovskin te Rabotniçki. Për Jovanovskin ndeshja e sotme ndaj FC Shkupit do të jetë e 6-ta në krye të “romantikëve”, ku deri më tani ka arritur 4 fitore dhe vetëm një disfatë, teksa në anën tjetër Ramadani FC Shkupin do ta udhëheq për herë të 7-të këtë edicion, ku deri më tani ka regjistruar 2 fitore, 1 barazim dhe tre disfata.

Mbetet të shohim se cili do të dalë fitues në takimin e sotshëm, nxënësi, Zekirja Ramadani, apo mësuesi Gjore Jovanovski?

Leave a Reply