Me Memedin në krye Renova tashmë synon Europën (VIDEO)

Renova ka shënuar fitore 2:1 ndaj Akademia Pandev, duke u rikthyer kështu në lojë për një vend në Europë, njofton “infOSport.mk”. Kur kanë mbetur edhe 6 javë deri në mbyllje të sezonit, “gjipspunuesit” tashmë kanë vetëm dy pikë më pak se skuadra e vendit të katërt në tabelë, Rabotniçki, pozitë kjo që skuadrave pretenduese mund të ju sigurojë një vend për në ndeshjet e Liga Europa, gjithnjë nëse Shkëndija triumfon në finalen e Kupës së Maqedonisë përballë Pelisterit.

RENOVA AVANSON NDAJ AKADEMIA PANDEV

RENOVA AVANSON NDAJ AKADEMIA PANDEV RENOVA – A. PANDEV 1:0(N. Mishkovski 69')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

Gjithçka interesante në ndeshjen e sotme në Tetovë ndodhi në pjesën e dytë, kur edhe u shënuan të tre golat. Nenad Mishkovski reagoi më së miri në zonën e mysafirëve në minutën e 69-të, kur nga afërsia mposhti portierin mysafir Istatov, teksa vetëm 5 minuta më pas, Valmir Nafiu pas një solo aksioni nga një kënd shumë i vështirë arriti që të mposht edhe për herë të dytë portierin mysafir në këtë ndeshje.

SUPER VALMIR NAFIU DHE RENOVA DYFISHON REZULTATIN NDAJ A. PANDEV

SUPER VALMIR NAFIU DHE RENOVA DYFISHON REZULTATIN NDAJ A. PANDEV RENOVA – A. PANDEV 2:0(V. Nafiu 74')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

Megjithatë momenti më i bukur  këtij takimi ndodhi në minutën e 85-të, të takimit kur rezervisti Daniel Milovanoviç me një super gol nga distanca ngushtoi epërsinë e vendasve, mirëpo që në fund ky gol u tregua edhe si i fundit në këtë sfidë, pas së cilës Renova tashmë me 40 pikë renditet në pozitën e 5-të dhe me gjasa reale që deri në fund të sezonit të shpresoj për Europën.

SUPER GOLI I MILOVANOVIÇ NDAJ RENOVËS

SUPER GOLI I MILOVANOVIÇ NDAJ RENOVËSRENOVA – A. PANDEV 2:1(Milovanoviç 85')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

Në anën tjetër Akademia Pandevi nga një skuadër surprizë e stinorit vjeshtor, tashmë do të duhet të luftojë për mbijetesë, pasi është vetëm 4 pikë larg pozitës së 8-të, të balotazhit.

 

 

Leave a Reply