Java 31, e gjithë vëmendja në ndeshjet në Shkup

SShkupi do të marrë gjithë vëmendjen e javës së 31-të, pasi pikërisht në kryeqendrën tonë sot zhvillohen dy ndeshje mjaft të rëndësishme, njëra që mund të vendos rreth asaj pozitës së katërt në renditje, dhe tjetra që ka të bëjë me mbijetesën në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Në stadiumin më të madh të vendit, arenën “Filipi i Dytë”, Rabotniçki do të mirëpret FC Shkupin, skuadër kjo që ndoshta ka shansin e fundit që ti ngjitet karavanit të quajtur Liga Europa, me “romantiktë” që për momentin janë në pozitë më të favorshme, teksa vetëm disa kilometra më larg në stadiumin në lagjen e Hekuranës, Skopje dhe Pelisteri do të zhvillojnë ndeshjen e tyre më të rëndësishme që ka të bëjë me mbijetesën.

Pobeda, një tjetër skuadër që lufton për mbijetesë në Strumicë do të mirëpret kampionët e ri të vendit, Shkëndijën, Renova në Tetovë do të mirëpret Akademia Pandevin, teksa në Kratovë mejdanin do të ndajnë dy ish kampionët e Maqedonisë, Sileksi dhe Vardari.

LPFM, Java XXXI

Skopje 29.04. 16:00 Pelisteri
Pobeda 29.04. 16:00 Shkëndija
Rabotniçki 29.04. 16:00 Shkupi
Renova 29.04. 16:00 A. Pandev
Sileksi 29.04. 16:00 Vardari 

Leave a Reply