Është hapur rezultati në super sfidën e Superligës turke midis Galatasarajit dhe Beshiktashit, ndeshje kjo që po zhvillohet në Turk Telekom para tribunave të stërmbushura, njofton “infOSport.mk”.
Është ekipi vendas i Galatasarajit që ka kaluar në avantazh pas 23 minutave lojë, edhe atë me anë të Fernandos, i cili mjaft mirë u gjet nga ana e Nagatomos brenda 5-të metërshit të portierit mysfair Fabri, duke mos e patur aspak të vështirë të shënojë për rezultat 1:0. Ky gol shkaktoi një tërmet të vërtetë në tribunat e stadiumit “Turk Telekom”, i cili ishte mbushur disa orë para se të fillojë kjo super përballje.