Formacioni i Shkëndijës përballë Pobedës

Shkëndija pas pak në stadiumin “Mladost” në Strumicë do të zhvillojë ndeshjen e javës së 31-të kundër Pobedës, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri Osmani tashmë ka bërë publik edhe formacionin me të cilin do të zbresë në fushë, ndërsa sërish në portë do të qëndrojë portieri 19-vjeçar, Bbekim Rexhepi, pasi Zahov ende nuk është rikuperuar plotësisht. Pas një kohe më të gjatë rikthehet Arbin Zejnullai, i cili tashmë ka lënë pas vetes dëmtimin, teksa bie në sy mungesa e Armend Alimit dhe Ferhan Hasanit, të cilët ndodhen në bankinën rezervë.

Shkëndija: Rexhepi, Bejtullai, Musliu, Teqja, Murati, Zejnullai, Bojku, Fazllagiç, Emini, Ibraimi, Shefiti
Zzëvendësimet: Iljazi, Ëakili, Alimi, Cuculi, Totre, Hasani, Todorovski

Leave a Reply