Me brenga serioze të mbijetesës Pobeda të dielën në Strumicë pret kampionët e ri të vendit, me djemtë e Shkëndijës që përkundër faktit se kanë të sigurtë titullin vazhdojnë të kërkojnë të demonstrojnë profesionalizëm duke kërkuar fitore në çdo ndeshje. “Kuqezinjtë” luajnë për vete dhe duan të respektojnë kampionatin deri në fund, kështu që ndaj Pobedës do të luajnë për fitore.
Në skuadër kthehen Hasani, Bejtullai dhe Bojku, i cili thotë se skuadra edhe në këtë ndeshje do të jap maksimumin.
“Pavarësisht se kemi fituar kampionatin ne do të japim maksimumin në çdo ndeshje të rradhës. Shpresoj të shënoj edhe ndaj Pobedës” – u shpreh Bojku.
Ndeshja Pobeda – Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në ora 16:00 në stadiumin “Kukush” në Turnovë në Strumicë.