Saliji dhe Sylaj nuk ndalen, sërish bëjnë që Teteksi të festojë

Dyshja e futbollistëve shqiptarë, Meriton Saliji dhe Briljant Sylaj vazhdojnë shkëlqimin e tyre këtë edicion me fanellën e Teteksit, duke ndihmuar skuadrën e tyre që të shënojë edhe fitoren e dytë rradhazi, pas asaj ndaj Zajazit, njofton “infOSport.mk”. Që të dy shënuan tre golat e skuadrës tetovare që në transfertë me rezultatin 1:3 mundën Novacin.

Ndryshe pjesa e parë foli në të mirë të vendasve, të cilët avansuan me golin e Hristijan Atanasovskit në minutën e 35-të. Teteksi barazoi rezultatin me anë të Meriton Salijit, i cili në minutën e 61-të shënoi për 1:1, teksa nuk vonoi shumë dhe po i njëjti futbollistë 6 minuta më vonë kaloi në epërsi Teteksin për herë të parë në këtë ndeshje. Pas këtij goli futbollistët e Teteksit disi u çliruan nga gërçi që kishin deri në shënimin e golit të parë, pasi në një periudhë prej 10 minutash, ata shënuan edhe golin e tretë, kësaj rradhe me autorë Briliant Syla.

Deri në fund të takimit Novaci shënoi edhe golin e dytë me anë të Pece Talevskit, që në fund vleu vetëm për statistikë, pasi ishte Teteksi që në fund iu gëzua tre pikëshit. Pas kësaj fitore skuadra nga Tetova tashmë me 33 pikë renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Novaci me vetëm 7 pikë të tubuara mbetet në pozitën e fundit.

Leave a Reply