Roma haron disfatën ndaj Liverpullit, demolon Kievon (VIDEO)

Skuadra e Romës ka regjistruar një fitore të madhe 4:1 si vendas ndaj Kievos në kuadër të javës së 35-të në “Serie A”. Me këtë fitore aktualisht “ujkesha romake” renditet në pozitën e tretë, duke lënë pas Lacios dhe Interin, skuadër kjo që në këto momente po zhvillon derbi ndeshjen ndaj Juventusit.

Patrik Shik në minutën e 9-të hapi serinë e golave, për të dyfishuar atë 5 minuta para fundit të pjesës së patë, Edin Xheko.

Roma 4-1 Chievo Goals | Serie A Highlights by footbie.com

Nga minuta  e 56-të “romakët” mbetën me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Hesus, teksa vetëm tre minuta më vonë mysafirët nga Verona humbën një penalti me anë të Inglese.

Këtë gabim të mysafirëve, vendasit e shfrytëzuan në maksimum edhe atë vetëm brenda dy minutave, kur fillimisht me anë të El Sharavit në minutën e 65-të shënuan për 3:1, teksa Edin Xheko në minutën e 67-të shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Romën, që në këtë mënyrë haroi shumë shpejtë atë disfatë të turpshme 5:2 në transfertën ndaj Liverpullit në ndeshjen  e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply