LPFM, Java 31 nën hijen e derbit shkupjan, Rabotniçki-FC Shkupi

Java e 31-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të na dhurojë super derbin shkupjan midis Rabotniçkit dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo një super përballje mes dy skuadrave që luftojnë për atë pozitë të katërt, e cila mund të ju sigurojë atyre daljen në Europë.

Aktualisht është Rabotniçki skuadra që mban këtë pozitë me 41 pikë, 5 më shumë se FC Shkupi, skuadër kjo e cila megjithatë ka edhe një ndeshje më pak, atë kundër Pelisterit si vendas. E gjithë kjo bënë që “bardhekaltërit” nga Çairi të shohin te kjo ndeshje me shumë optimizëm, pasi një fitore eventuale nga kjo transfertë, por edhe një fitore tjetër ndaj Pelisterit, do i shihte ata si skuadër e pozitës së katërt. Megjithatë këto janë vetëm të dhëna statistikore, pasi për të arritur një gjë të tillë, “bardhekaltërit” nga Çairi do të duhet të dëshmohen në fushën e blertë.

Një përballje tjetër mjaft interesante, por kësaj rradhe për mbijetesë do të zhvillohet në stadiumin në lagjen e Hekuranës, aty ku pas dy xhirove rikthehet të luaj ndeshjet e saj, Skopje. Skuadra e trajnerit Lupço Markovski do të mirëpret Pelisterin që ka 3 pikë më shumë se skuadra shkupjane, ndërsa kampionët e ri të vendit, Shkëndija do të jetë mysafire e Pobedës.

Në dy ndeshjet e fundit të së dielës, Renova në Tetovë do të mirëpret Akademia Pandevin, teksa në Kratovë mejdanin do të ndajnë dy ish kampionët e Maqedonisë, Sileksi dhe Vardari.

LPFM, Java XXXI

Skopje 29.04. 16:00 Pelisteri
Pobeda 29.04. 16:00 Shkëndija
Rabotniçki 29.04. 16:00 Shkupi
Renova 29.04. 16:00 A. Pandev
Sileksi 29.04. 16:00 Vardari

Leave a Reply