Kryeministri Zaev me përkrahje pa rezerv për kreun e FMM-së, Betim Vrenezi

Njeriu i palodhshëm i mundjes në vendin tonë dhe njëherit edhe kryetari i Federatës së Mundjes në Maqedoni, Betim Vrenezi ka marrë edhe përkrahje nga numri një i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryeministri i vendit kishte një takim pune me Vrenezin dhe stafi e këtij të fundit që përbëhej me nënkryetarin Dejan Bogdanov, sekretarin Aleksandar Lazarov dhe dy legjendat e mundjes Shaban Sejdiun e Zoran Shorovin.

Biseda mes palëve ka qenë, njoftimi i kryeministrit për gjendjen e sportit të mundjes në Maqedoni si dhe për organizimin e Kampionatit Europian dhe Botëror në Shkup brenda katër muajve. Kryeministri Zaev, i ka dhënë mbështetjen të plotë Vrenezit për punën dhe përgjegjësinë që ka marrë të bëjë në drejtim që të ngrisë nivelin në sportin e mundjes që ka qenë gjatë viteve 80 dhe 90-të të shekullit të kaluar./InfOSport.mk

Leave a Reply