Interi dhe Juventusi sonte në “Xhuzepe Meaca” zhvilluan një super përballje, që në fund u takoi kampionëve në fuqi të Italisë, të cilët në këtë mënyrë vazhdojnë me shumë bindje rrugëtimin e tyre drejt titullit të 7-të me rradhë kampion në “Serie A”.
Edhe pse Juve deri në minutën e 87-të ndodhej në disavantazh, ishin tre minutat e fundit të takimit të zjarrta për “bardhezinjtë”, të cilët falë golave të shënuar nga Kuadrado dhe Higuain, në fund nga kjo transfertë u larguan me fitoren 2:3, duke vazhduar të kryesojnë renditjen, tashmë me 88 pikë, 4 më shumë se Napoli i vendit të dytë.