
Sot në Bundelsigën gjermane në program ishin ndeshjet e javës së 32-të, ku Bajerni ka arritur të mundë në shtëpi Ajntraht Frankfurtin me rezultatin 4:1, edhe pse nga fillimi e nisën shumë lojtarë të rinj, mes tyre edhe kosovari 19-vjeçar, Meritan Shabani.
Pjesa e parë e këtij takimi i zhvilluar në “Alianc Arena” u mbyll me vetëm një gol të shënuar, edhe atë nga Sorsh në minutën e 43-të.
Ishte sulmuesi Vagner, ai i cili në minutën e 76-të dyfishoi epërsinë e “bavarezëve”, teksa vetëm dy minuta më pas mysafirët me anë të Haler bgushtuan epërsinë në 2:1. Bajerni deri në fund shënoi edhe dy gola të tjerë, edhe atë fillimisht në minutën e 87-të me anë të Rafinjas, teksa në minutën e fundit të takimit Sule vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Bajerni i Munihut 4, Frankfurti 1.
Hamburgu i Mërgim Mavrajt ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në transfertë përballë Volfsburgut me rezultatin 1:3, duke ringjallur shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman.
Një fitore me shumë vlera arriti edhe Frajburgu i Amir Abrashit, që në teren vendas me rezultatin 3:2 mundi Këllnin, Herta e Berlinit luajti baraz 2:2 në shtëpi ndaj Augsburgut, ndërkohë që me barazim, mirëpo me nga një gol të shënuar u mbyll edhe ndeshja në “Gellzenkirshen” midis Shalke 04 dhe Borusia Menhengladbahut. Ndeshja e fundit e së shtunës është ajo midis Bajer Leverkusenit dhe Shtutgartit që starton në ora 18:30.
Bundesliga, Java 32 |
||
Bayern | 4 – 1 | E. Frankfurt |
Freiburg | 3 – 2 | FC Koln |
Hertha | 2 – 2 | Augsburg |
Schalke | 1 – 1 | B. Monchengladbach |
Ëolfsburg | 1 – 3 | Hamburger SV |
B. Leverkusen | 18:30 |
Stuttgart |