Vazhdojnë pakënaqësitë në sportin e Xhudos në Maqedoni. Dymbëdhjetë klube të këtij sporti nga vendi janë bashkuar kundër udhëheqësve aktual të Federatës së Xhodos në Maqedoni, të cilët kërkojnë të bëjmë ndryshime për një të ardhme më të mirë.
12 klube si Ipon, Kastrioti, Rabotniçki, Superxhodo, Çegrane, Proleteri, Seishini, Bushido, Çurin, Kozhuvçanka, Gemixhi dhe Fajter Skills kanë ngritur iniciativë për mbajtjen e mbledhjes të jashtëzakonshme, duke u bazuar në nenin 27, pika 3 nga Rregullorja e punës së Kuvendit të Federatës së Xhudos të Maqedonisë, ku si rend dite kërkojnë zgjedhjen e organeve të Kuvendit, siç janë: Kryesia e punës nga tre persona, Komisioni verifikues nga tre persona, dhe një mbajtës të proces verbalit.
Gjithashtu këto klube kërkojnë edhe votëbesimin ndaj Organeve Drejtuese të Xhudo Federatës të Maqedonisë, siç janë: Kryetari, anëtarët e këshillit drejtues dhe anëtarët e komisionit Shqyrtues. Në rast se gjatë këtij votimi, kërkesat mbështeten nga shumica e delegatëve të Kuvendit dhe votohet kundër besimit ndaj këtyre organeve, atëherë në rend të ditës do të hyjnë edhe pikat për: Zgjedhjen e Komisionit Kandidues, Zgjedhjen e Kryetarit të Xhudo Federatës, Zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe Komisionit për Shqyrtim dhe Zgjedhja e nënkryetarëve të FXHM-së.
Mbledhja e jashtëzakonshme do të mbahet të shtunën e ardhshme (05.05.2018) në ambientet e ndërtesës së vjetër komunale në Prilep. Kryetari aktual i FXHM-së, është Filip Ivanov, ndërsa shumica e klubeve nuk janë të kënaqur nga puna e bërë që nga emërtimi i tij në këtë post. Kandidati i vetëm që mund të zëvendësojë Ivanovin në këtë post është Zeglul Rexhepi, me këtë të fundit që premton kushte dhe ngritje të këtij sporti në nivelin më të lartë.