Mohamed Sallah përveç se është një futbollist i shkëlqyeshëm, ai është edhe një njeri fantastik edhe në jetën e përditshme pasi ka bërë një gjest të mrekullueshëm ndaj një vogëlushi.
Mohamed Abdel Karim ishte emri i një djali që u pa në një emision televiziv me me një bluzë të shkruar me emrin dhe numrin e Sallah në anën e prapme, në pamundësi për të blerë një fanellë të tij.
Me të parë këtë emision, Salkah kishte kontaktuar gazetaren May Helmy për të vënë në kontakt me Mohamedin e vogël.
Mediat egjiptiane shkruajnë se Sallah ia ka siguruar jetën djaloshit të varfër duke i paguar shkollimin për tërë jetën, duke i paguar banimin ndërsa më e pakta që bëri sigurisht që ishte edhe dhurimi i fanellës origjinale të tij.
Kujtojmë se Sallah është i njohur për aksionet e tij humanitare. Ai ka ndërtuar një spital gjigant në Basioun që ka kushtuar 4.5 milionë euro, poashtu, ka ndërtuar dy shkolla në Egjipt, një bazë industriale në Kairo, ndërsa gjithashtu ka dhënë edhe dhjetëra donacione në tragjedi të ndryshme në vendlindjen e tij.
Për këtë në Egjipt emrin e Mohamed Sallah e mbajnë rrugë, shkolla, qendra kulturore sportive në nderim të tij.