Futbollisti me origjinë turke i lindur në Gjermani dhe që përfaqësona këtë përfaqësuese, Mesut Ozil, mbrëmë në ndeshjen që skuadra e tij Arsenali e zhvilloi kundër Atletiko Madridit, në një moment u gjind në një situatë shumë të vështirë, pasi tifozët e skuadrës mysafire e gjuanin atë, me buk.
Vërtetë një gjest shumë i shëmtuar dhe shumë i ultë nga ana e tifozëve të Atletiko Madridit, të cilëve Ozil, iu kundërpërgjigj në mënyrë gjeniale.
Futbollisti turk kur kishte vërejtur se nga tribunat po e gjuanin me buk, ai e morri atë copëz në duar, e puthi dhe e vendosi jashtë vijave kufizuese të fushës.
Një gjest ky mjaft i mirë i Mesut Ozil, i cili çoi në vend edhe një urdhër të Pejgamberit të dashur Muhamedit a.s, ndërsa gjithashtu ju tregoi tifozëve spanjoll se me bukën nuk veprohet ashtu, pasi dikush vuan për një copëz të tillë dhe se e njëjta duhet vlerësuar në maksimum.
Ndryshe sa i përket epilogut përfundimtarë në “Emirates Stadium”, ai ishte i barabartë, ashtu që Arsenali dhe Atletiko Madridi në ndeshjen e kthimit të pas një javëve do të vendosin se kush do të luaj në finalen e madhe të Liga Europa.