Shkëndija fiton derbin ndaj UniPab dhe vazhdon ëndërrën për në elitë

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore në derbi ndeshjen ndaj UniPab në kuadër të javës së 24-të në Ligën e Dytë të Futsalit, duke vazhduar ëndërrën për ngjitje në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “kuqezi” nga Tetova shënoi fitore bindëse 2:11 ndaj skuadrës së katërt në renditje, duke shtuar kështu edhe më shumë shpresat që deri në fund të luftojë për pozitën e parë në renditje, që aktualisht mbahet nga Crna Reka që ka 61 pikë.

Shkëndija me fitoren e sotme në Koçani tashmë numëron 59 pikë, dy më pak se skuadra nga Kavadari, që ndeshjen e saj të javës së 24-të do ta zhvillojë kundër skuadrës shqiptare të Karadakut në Kumanovë.

Ndryshe në fitoren e Shkëndijës në transfertën e sotme shkëlqeu Bledar Selimi me 4 gola, kapiteni Fatmir Xhelili realizoi “hat-trik”, dy gola shënoi Bledar Selimi, teksa nga një gol tjetër shtuan edhe Besar Abduli dhe Meriton Alili.

Ndeshjen e rradhës Shkëndija do ta zhvillojë në Tetovë kundër ekipit të Gemixhi, një tjetër skuadër kjo pretendente për tu ngjitur në mesin e më të mirëve në futsalin vendor.

Leave a Reply