Emri i ish trajnerit të Barcelonës së fundmi po lidhet ngushtë me marrjen e drejtimit të Arsenalit, ndërsa siç raporton e përditshmja britanike, “The Sun”, strategu spanjoll ka vënë kushte në realizimin e një transferi të tillë.
Sipas të njëjtit burim, Luis Enrike ka kërkuar plotë 200 milion sterlina për të marrë drejtimin e Arsenalit, të holla këto që do i harxhonte në përforcimin e skuadrës.
Spanjolli duket se ka kërkuar disa garanci nga drejtuesit e klubit londinez në lidhje me investimet që do të mund të bëhen në verë për të krijuar një ekip të fortë.
Gjithashtu mësohet se objektivi kryesor i Luis Enrikes është mesfushori i Romës, Raxha Naingolan.