Klubi i Basketbollit Shkupi nesër do të zhvillojë transfertën ndaj Feni Industri në kuadër të xhiros së 8-të në fazën e “plej aut”-it në Superligën e basketbollit vendor. Skuadra nga Çairi vazhdon garën për mbijetesë, ndërsa nesër si mysafir në qytetin e Kavadarit, do të përballet me skuadrën më të mirë të kësaj faze, e cila për momentin posedon 45 pikë dhe renditet në pozitën e 7-të që sjell mbetjen në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm.
“Kemi probleme me disa lojtar të lënduar, por si do që të jetë do të shkojmë për fitore. Shpresojmë në referim korekt dhe besoj do të dalim fitues”, tha për “InfOSport.mk” trajneri i KB Shkupit, Enver Miftari.
Takimi Feni Industri-Shkupi luhet nesër në qytetin e Kavadarit, duke nisur nga ora 19:00. Ndryshe në kuadër të fazës së “plej aut”-it nesër zhvillohen edhe takimet Karposhi-Pelisteri dhe Kozhufi-Strumica.