Turqia është e gatshme të mirëpret Kampionatin Europian të vitit 2024. Federata e Futbollit të Turqisë është gati t’i dorëzojë UEFA-s dosjen zyrtare për kandidaturë për organizimin e EURO 2024.
Në mesin e stadiumeve të Turqisë që mund të mirëpresin ndeshjet e një eventi të tillë, janë stadiumi “Turk Telekom”, ku ndeshjet i saj i luan Galatasaraji, stadiumi i Bursës, në të cilën ndeshjet i luan Bursaspor, stadiumi “Şenol Güneş” në qytetin e Trabzonit, pastaj stadiumi i ri në Koçaeli, stadiumi i Antalyas, stadiumi i Gaziantepit, stadiumi i ri i Eskishehirsporit, stadiumi në Konya, si dhe stadiumi olimpik “Atatürk”.
Pritet që së shpejti të përfundojë edhe stadiumi i ri që do të ndërtohet në kryeqytetin e Ankarasë, ndërkohë, rival i Turqisë për organizimin e Kampionatit Europian të vitit 2024 është edhe Gjermania.