Lajme jo të mira për gjithë tifozët e Bajernit të Munihut, skuadër kjo e cila përveç disfatës 1:2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Realit, humbi dy futbollistë standard, të cilët pritet të mungojnë edhe në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.
Nëse për Arjen Roben ka pak shpresa se mund të paraqitet në ndeshjen e dytë vendimtare, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Zherome Boateng, i cili pritet që të mungojë nga 4-6 javë.
Në këtë mënyrë për të sezoni në Bundesligë thuajse është i mbyllur që tani, ndërsa është vënë në rrezik edhe paraqitja e tij në Botërorin “Rusi 2018”.
Informacione më detajuese lidhur me këtë dyshe të “bavarezëve” pritet të ketë ditëve në vijim, ndërsa një mungesë e Boateng në Botërorin e këtij viti do ti hapte rrugë Shkodran Mustafit, i cili mund të zëvendësojë mbrojtësin e Bajernit të Munihut.