Grizman në fund prish festën Arsenalit në Londër (VIDEO)

Derbi i parë gjysmëfinal në Liga Evropa ndërmjet Arsenalit dhe Atletiko Madridit u mbyll me barazim 1:1, në një ndeshje të zjarrtë me karton të kuq për spanjollët dhe gol të shënuar në minutat e fundit duke prishur festën londinezëve dhe që mbetet gjithçka për t’u vendosur në ndeshjen e kthimit pas një jave.

Në “Emirates Stadium” Atletiko e Simeones pas 10 minutave lojë mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi nga loja me karton të kuq përjashtohet Vrsalkjo. Goli për Arsenalin erdhi në minutën e 61-tën, me Lakazet që gjeti rrjetën për londinezët, ndërsa në të 82-tën, ishte Grizman që shënoi golin e barazimit./InfOSport.mk

 

Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër, Marseja në “Veledrum” ka fituar Salzburgun e Berishës me rezultat 2:0.

Leave a Reply