Ramadani: Në Çair gjithmonë jemi më të fuqishëm, i ka munguar Shkupit kjo atmosferë (VIDEO)

Skuadra Shkupit me fitoren 3:1 ndaj Pobedës, bëri rikthimin më të mirë të mundshëm në stadiumin e Çairit, që zhvilloi ndeshjen e parë në folenë e saj në vitin 2018-të. Atmosfera e krijuar nga tifozët vendas, ngriti entuziazmin për fitore edhe më shumë tek futbollistët në fushë, që si “shpërblim” iu dhuruan tre gola.

Trajneri i “bardhekaltërve” Zekirija Ramadani i kënaqur me fitoren, ndërsa potencoi se kjo atmosferë në stadiumin e Çairit i ka munguar Shkupit në këtë gjysmësezon.

“Nëse e shohim rezultatin, thua që ka qenë një ndeshje shumë e lehtë. Mirëpo me të vërtet ishte një ndeshje mjaftë e vështirë, pjesa e parë përfundoi 0:0, kishim disa raste dhe ishim pak më të mirë.  Në pjesën e dytë ndryshuam pak dhe erdhëm deri tek fitorja. I urojë futbollistët për këtë fitore me të vërtet një angazhim maksimal dhe po e them të drejtën që ndryshe është kur je në shtëpinë tënde, je para tifozëve tuaj dhe ndoshta kjo ishte një mungesë e madhe e Shkupit deri më tani. “Shpresojë të vazhdojmë kështu nuk kemi shumë kohë ti gëzohemi kësaj fitore dhe normal i faleminderojë tifo grupin “Shvercerat” të cilët na përkrahin gjatë 90-të minutave. Edhe njëherë po e potencojë se Çairi i ka këto punë, gjithmonë je më i fuqishëm, gjithmonë je më i mirë, se gjithmonë kjo fushë ka treguar se është një ndihmë e madhe për neve, por edhe tifozët”, u shpreh pas ndeshjes trajneri i FC Shkupit, Zekirija Ramadani.

Shkupi ndeshjen e radhës e luan të dielën në transfertë me Rabotniçkin./InfOSport.mk

Deklarata e trajnerit të Shkupit, Zekirija Ramadanit pas fitores ndaj Pobedës.

Публикувахте от Tv Shenja в 25 април 2018 г.

Leave a Reply