Reali i Madridit ka bërë kthesë totale të rezultatit në ndeshjen ndaj Bajernit të Munihut, pasi në minutën e 57-të me anë të Asensios shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Ullrih, njofton “infOSport.mk”.
Një gabim të brazilianit Rafinja në maksimum e shfrytëzuan “madrilenët”, të cilët edhe pse nuk po shkëlqejnë sonte në “Alianc Arena”, po marrin atë për të cilën kanë ardhur sot në Munih.
Rikujtojmë Bajerni avansoi me golin e Kimish në minutën e 28-të, për të ardhur ai gol i barazimi i brazilianit Marselo vetëm në çastet e fundit të pjesës së parë.