Jasharoski shënon pas plotë 8 ndeshjeve (VIDEO)

Golashënuesi më i mirë i FC Shkupit, Alen Jasharoski ka gjetur golin pas plotë 8 ndeshjeve, njofton “infOSport.mk”.

Golin e tij të fundit numri 89 i “bardhekaltërve” nga Çairi, e kishte shënuar në ndeshjen e parë e stinorit pranveror kundër Akademia Pandev, kur FC Shkupi në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari kishte shënuar fitore me rezultatin 5:2.

Që nga ajo ndeshje e 14 shkurtit, Jasharoski nuk kishte mundur të shënojë dot, edhe pse duhet pranuar se me ardhjen e Bazhe Ilijoskit, sulmuesi boshnjak në shumicën e ndeshjeve është inkuadruar në lojë nga bankina, teksa në dy ndeshje kishte mbetur në bankinë.

Goli i sotshëm në fitoren 3:1 ndaj Pobedës, për Alen Jasharoskin ishte i 8-ti gjatë këtij edicioni në gjithsej 23 paraqitje.

SHKUPI SHËNON NDAJ POBEDËS

GOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKUPI SHËNON NDAJ POBEDËSSHKUPI – POBEDA 1:0(A. Jasharoski 62')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

 

Leave a Reply