Zëvendës-presidenti i komunës së vendit të shenjtë, Meka, Fahd Al-Roëky, njoftoi të hënën se planifikon t’ia dhurojë futbollistit egjiptian, Mohamed Sallah, një copë tokë në Mekë, si shenj urimi për fitimin e çmimit “Lojtari më i Mirë i Vitit në Premierligë”.
Sallah, i cili i ka regjistruar 43 gola dhe 15 asiste për Liverpullin në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, të hënën u shpall futbollisti më i mirë për sezonin 2017-18 në Premierligë, duke fituar garën me belgun e Mançester Sitit, Kevin De Brujne.
“Ekzistojnë disa opsione sa i përket dhënies së një cope tokë Sallahut. Kjo do të vendoset nga kapiteni Mohamed Sallah dhe sistemi saudit. Nëse sistemi saudit lejon që toka në Mekë të jetë në pronësi të Sallahut, atëherë atij do t’ia dhurojmë një copë tokë në Mekën e shenjtë pranë xhamisë Al-Haram. Opsioni tjetër do të jetë ta ndërtojmë një xhami në këtë tokë në emër të tij. Dhe opsioni i tretë është ta shesim tokën dhe t’ia japim paratë Sallahut, nëse ai pranon”, – ka shpjeguar Al-Roëky.
Roëky ka theksuar se ky gjest po bëhet në shenj mirënjohjeje për, Mohamed Sallah dhe sjelljet e tij që meritojnë lëvdata, duke shtuar se mbreti egjiptian është dërgues i mrekullueshëm i islamit në Britani të Madhe.