Boreci dhe Bregallnica kanë vazhduar garën për pozitën e dytë në Ligën e Dytë – Lindje, e cila siguron ndeshje balotazhi për hyrje në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Të dyja skuadrat shënuan fitore në ndeshjet e tyre të javës së 23-të, duke mundur Kozhuvin, gjegjësisht Tikveshin.
Boreci në Veles falë golave të shënuar gjatë pjesës së dytë të Marko Gjorgjievskit (58’, 70’) mundi Kozhuvin me rezultatin 2:0, teksa Bregallnica thjesht demoloi ekipin nga Kavadari, Tikveshin, duke mundur këta të fundit me rezultatin 5:0. Riste Naumov ishte figura qendror gjatë 45 minutëshit të parë, kur falë dopietës së tij, Bregallnica në pushim shkoi me avantazhin e dy golave, teksa në pjesën e dytë nga një gol tjetër shtuan edhe Mihail Manevski (71’), Stefan Mishev (87’) dhe Ivan Mitrov (89’).
Në dy ndeshjet tjera të së shtunës, Sasa nga Makedonska Kamenica me rezultatin 3:0 mundi Pobedën nga Valandova, teksa Plaçkovica me rezultatin e ngushtë 3:2 mundi Osogvën.
Skuadra kryesuese e Bellasicës që në pozitën e parë numëron 52 pikë, këtë javë ishte e lirë. Vendi i dytë në Lindje mbahet nga Boreci që ka 44 pikë, teksa Bregallnica me vetëm një pikë më pak renditet në pozitën e tretë.
LDFM – Lindje, Java 22 |
||
Boreci | 2 – 0 | Kozhuvi |
Bregallnica | 5 – 0 | Tikveshi |
Plaçkovica | 3 – 2 | Osogovo |
Sasa | 3 – 0 | Pobeda V. |
Bellasica e lirë |