Skuadra e Shkëndijës, që të dielën u konfirmua si kampion i ri i vendit të mërkurën në ndeshjen e javës së 30-të në LPFM do të jetë mysafir i Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.
Për këtë ndeshje shkaku i skualifikimit me pesë kartonë të verdhë do të mungojë mbrojtësi i djathtë Egzon Bejtullai, ndërsa për shkak lëndimeve jashtë kombinimit për lojë janë edhe portieri, Kostadin Zahov, si dhe Bllagoja Todorovski. Megjithatë lista e futbollistëve që nuk do të luajnë në ndeshjen e nesërme nuk përfundon këtu, pasi trajneri Qatip Osmani ka vendosur që të pushoj edhe kapitenin, Ferhan Hasani. Mirëpo edhe përkundër këtyre mungesave futbollistët që do marrin besimin do të kenë detyrë për të vazhduar me performansat pozitive që ekipi “kuqezi” prodhon këtë sezon.
Akademia Pandev-Shkëndija zhvullohet të mërkurën në stadiumin “Kukush” në Turnovë, me fillim në orën 16:00.