Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa në qendër të vëmendjes është derbi lokal ndërmjet Vardarit dhe Rabotniçkit. Vardari kërkon 3 pikët e para pas 2 humbjeve dhe 3 barazimeve, ndërsa Rabotniçki mendon për fitoren e dytë rradhazi, që po ecën në drejtim të mirë me trajnerin e ri Gjore Jovanovskin.
Akademia Pandevi pret në shtëpi kampionin e ri të elitës Shkëndijën e cila këtë sfidë e luan vetëm për formalitet. Në ndeshjet tjera Shkupi pret në Çair Pobedën e Prilepit, Renovapërballet me Skopjen, ndërsa Pelisteri takohet me Sileksin. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 30-të në elitën e futbollit vendor luhen të mërkurën me fillim në orën 16:00, përveç takimit Vardari-Rabotniçki i cili nis nga ora 15:00.