Federata e futbollit të Spanjës ka konfirmuar arbitrin e “El Clasicos” së 6 majit midis Barcelonës dhe Realit të Madridit që do të zhvillohet në “Kamp Nou”.
Arbitër kryesor do të jetë Alehandro Hernandez Hernandez, një arbitër tashmë i njohur, pasi kjo nuk do të jetë hera e parë që ai ndan drejtësinë në një ndeshje, “El Clasico”.
Hernandez drejtoi edhe “El Clasicon” e sezonit të kaluar në “Bernabeu” më 23 prill, ndeshje që përfundoi me fitore të Barcelonës në minutën e fundit 2:3.
Gjithashtu në këtë ndeshje Hernandez kishte përjashtuar kapitenin Ramos me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj yllit argjentinas, Lionel Messi.