Pak çaste para fillimit të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian midis Liverpullit dhe Romës, kur tifozët vendas po drejtoheshin drejt stadiumit “Enfilld Roud”, një pjesë e tyre kishte vendosur që të sulmojë policinë, e cila e mësuar nga ndodhitë e fundit që ndodhën në ndeshjen çerekfinale kundër Mançester Sitit, kishte vendosur që të ketë nën kontroll gjithë situatën.
Megjithatë prezenca e policëve në mesin e tifozëve me veturat e tyre kishte irituar tifozët e Liverpullit, të cilët kishin sulmuar të njëjtat me mjete piroteknike dhe duke dëmtuar derën nga ana e shoferit si dhe pjesën e përparme të dritares.