FC Shkupi pasditen e sotme ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme me Pobedën në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Seanca stërvitore e Shkupit u ndjekë edhe nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve ‘Shvercerat’, të cilët të përmalluar për të parë Shkupin duke lozur në Çair, me padurim po e presin ndeshjen e nesërme.
Përveç pranisë së ‘Shvercerave’ në stërvitje ishte i pranishëm edhe presidenti i klubit të Shkupit, Shefshet Demiri si dhe drejtori sportiv, Omer Bunjaku. Kryesia e klubit “bardhekaltër” iu dhanë kurajo futbollistëve para ndeshjes së nesërme me Pobedën, me Shkupin që paralajmrojnë një festë të mërkurën si në fushë poashtu edhe në tribuna, pasi rikthehen të luajnë në Çair për herë të parë në vitin 2018-të.
Ndeshja Shkupi-Pobeda luhet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 16:00, ndërsa kujtojmë se me blerjen e çdo bilete, në hyrje do t’iu dhurohet edhe nga një shall falas me logon dhe mbishkrimin SHKUPI.