Ramadani: Shkëndija e meritoi titullin, ne nuk arritëm të nxjerrim barazim

FC Shkupi u mposht në Tetovë nga Shkëndija me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Pas kësaj sfide Shkëndija arriti të sigurojë titullin e kampionit edhe matematikisht, ndërsa ishte trajneri i Shkupit, Zekirija Ramadani që bëri uratat e para për kampionët e ri, ndërsa komentoi edhe zhvillimin e ndeshjes.

“Shfrytëzojë rastin të urojë këtë titull Shkëndijës. Mendojë shumë të merituar, ka treguar kualitet gjatë gjithë kampionatit dhe i dëshirojmë sukses në arenën ndërkombëtare. Sa i përket ndeshjes, e dinim forcën e Shkëndijës, u munduam së paku të mbajmë një barazim dhe në pjesën e parë e arritëm ta mbajmë rezultatin të paprekur, ndërsa në pjesën e dytë me ndryshimet që i bëri Shkëndija dhe futbollistët që aktivizojë i dimë kualitetet e tyre dhe që ishte e vështirë për t’i mbrojtur”,  ka thënë trajneri i FC Shkupit, Zekirija Ramadani.

Leave a Reply