Lorik Cana brenda 3-4 muajsh pritet të bëhet president i një klubi të njohur europian.
Këtë e ka bërë të ditur babai i Lorikut, Agim Cana.
“Loriku do të jetë president i deleguar nga dikush që do të blejë klubin”, ka bërë të ditur Cana.
Lorik Cana ka kohë që po vazhdon shkollimin për trajner futbolli, por duket se profesioni i ardhshëm do të jetë ai i menaxherit.
Ndërkohë, që babai Agimi tashmë është kryetar i Vëllaznimit, detyrë të cilën do e kryejë së paku deri në fund të sezonit.
Në intervistën për Klan Kosova, ai nuk mohoi se është i interesuar të marrë pjesë në privatizimin e klubit, por theksoi se për këtë janë shfaqur probleme.