Sulmuesi polak me golin e shënuar ndaj Hanoverit të shtunën arriti që të shënojë golin e tij të 105-të në Bundesligë. Ai në këtë mënyrë përveç që ndihmoi Bajernin të shënojë fitore 0:3 në këtë ndeshje, ai njëkohësisht u bë edhe golshënuesi më i mirë jo gjerman në Bundesligë.
Levandovski me golin ndaj Hanoverit kaloi Klaudio Pizaron, i cili numëron 104 gola në Bundesligë. Edhe Pizarro, gjatë karrierës së tij ka luajtur me Bajern Munihun, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Verder Bremenit dhe Këllnit.
Hannover 96 0-3 Bayern München Goals | Highlights 21/04/2018 by footbie.com