Caktohet arbitri i takimit, Liverpull-Roma

Arbitër gjerman do të drejtojë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian midis Liverpullit dhe Romës, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për Feliks Bryh, i cili do të ndihmohet nga asistentët Borsh dhe Lupp, Dankert dhe Fritz, kurse arbitër i katërt do të jetë Haker.

Gjermani deri më tani Romës i kishte referuar vetëm një herë, edhe atë gjatë vitit 2014-të në një ndeshje të fazës në grupe kundër rusëve të CSKA Moskës, ndeshje kjo që ishte mbyllur me barazimin 1:1.

Leave a Reply