Portieri shqiptarë i Lacios, Thoma Strakosha do të jetë gati për takimin e nesërm kundër Sampdorias në kuadër të javës së 34-të në “Serie A”. Një gjë të tillë ka konfirmuar trajneri “lacial”, Simone Inzaghi, i cili tha se Strakosha është gati, ndihet mirë dhe se pritet të jetë titullar nesër kundër Sampdorias.
Portieri shqiptar i Lazios kishte pësuar një dëmtim dhe gjatë këtyre ditëve ishte stërvitur i diferencuar.
Lacio beson tek fitorja në takimin e nesërm, me të cilën do të mbante hapin me Romën dhe do të blindonte pozitën e katërt, që siguron një vend për në Ligën e Kampionëve. Ndeshja Lacio – Sampdoria starton në ora 15:00, ndërsa dita e nesërme do të jetë nën hijen e derbit të madh, Juventus-Napoli që starton në ora 20:45.