Shqipëria U-19 që drejtohet nga ana e Erion Bogdanit në datat 24 dhe 27 maj do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Kosovës U-19 që vjen nga “Elite Round”.
Megjithatë këto nuk do të jenë ndeshjet e vetme të dy përfaqësueseve shqiptare, pasi edhe Shqipëria U15 dhe ajo e Kosovës U15 me data 3 dhe 5 maj kanë precizuar dy miqësore të tjera.
Nëse do të zyrtarizohej edhe miqësorja e Shqipërisë së Panuçit me Kosovën e Shalands, atëherë Shqipëria dhe Kosova do të zhvillonin 5 ndeshje “vëllazërore” brenda një muaji.