E diela në program sjell derbin shqiptar ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit në kuadër të xhiros së 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Shkëndija ndodhet 1 pikë larg për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit, ndërsa Shkupi pas fitores me Akademia Pandevin ka rimarë vetën dhe si duket do të vazhdojë garën për pozitat Europiane, duke pretenduar që përballë Shkëndijës të nxjerrë maksimumin.
“Kemi zhvilluar dy ndeshje të mira, atë kundër Vardarit dhe ndaj Akademija Pandevit, veçmas fitorja e fundit ndaj Akademijna Pandevit ka ngrit atmosferën në ekip. Natyrisht se jam i lumtur edhe për golin që shënova, por më shumë i jam gëzuar fitores, pasi na duhej një fitore. Por nuk kemi kohë shumë të mendojmë për ndeshjet që lamë pas, pasi nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë në kundër Shkëndijës në Tetovë. Shkëndija ka dëshmuar se është ekip shumë kualitativ, por ne do të luajmë lojën tonë dhe do të japim maksimumin për rezultat pozitiv”, ka thënë Bunjamin Shabani për kanalin zyrtar të FC Shkupit.
Ndeshja Shkëndija-Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke nisur nga ora 16:00.