Skuadra e Shkupit në basketbollit shihet dita-ditës më afër mbijetesës në Superligën e Maqedonisë, pasi sonte fitoi edhe Pelisterin me përmbysje me rezultat 80:76.
Perioda e parë i takoi ekipit nga Çairi që e mbylli me shifra 25:22, perioda e dytë dhe e tretë ishte për Pelisterin që triumfuan me 56:57 dhe 76, ndërsa në periodën e katërt dhe finale erdhi përmbysja e të përzgjedhurve të Enver Miftarit që mbyllën takimin nën shifrat 80:76.
Më të mirët për “bardheblutë” ishin Adekoge dhe Serafimovski që shënuan në dytë në total 37 pikë, ndërsa për Pelisterin Luis e mbylli takimin me 32 pikë të realizuara. Kjo për Shkupin ishte fitorja e 8-të në këtë sezon të Superligës./InfOSport.mk