Ezgjan Alioski ka rezultuar deçiziv në fitoren 2:1 të Lids Junajtedit përballë Barnslit në ndeshjen e javës së 44-të në Çempionship, njofton “infOSport.mk”.
Alioski shënoi golin e fitores dhe të fundit të këtij takimi në minutën e 50-të, kur nga afërsia shënoi për 2:1.
Ishte ky goli i 7-të i shënuar këtë edicion për Alioskin në Çempionship, ndërsa i dyti i shënuar ndaj Barnslit, ndaj së cilës skuadër kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar si mysafir me 25 nëntor të vitit 2017-të.
Ezgjan Alioski goal v Barnsley #LUFC pic.twitter.com/bqea9ZnJeR
— #WALMOT (@WALM0T33) April 21, 2018
Ndryshe golin e parë për Lids Junajtedin në këtë përballje e realizoi Pirs (17’), teksa me autogolin e O’Konor (36’) Barnsli përkohësisht kishte barazuar rezultatin.
Alioski luajti deri në minutën e 71-të, ndërsa në vend të tij në lojë u inkuadrua ish sulmuesi i Partizanit të Tiranës, Kaleb Ekuban.
Pas kësaj fitore Lids Junajtedi renditet në vendin e 12-të me 57 pikë, teksa Barnsli mbetet në zonën e ftohtë me 38 pikë të tubuara dhe një ndeshje më pak nga rivalët, me të cilët deri në fund do të luftojë për mbijetesë.