Kapiteni i Paris Sen Zhermenit, Tiago Silva ka konfirmuar se do të largohet nga Parku i Princërve, edhe pse kontrata e tij aktuale është deri në vitin 2020, raportojnë mediat francez.
Ish-futbollisti i Milanit, nuk po kalon aspak një periudhë të mirë tek kampionët e Francës, ndërsa pas kritikave të shumta në adresë të tij, Silva ka bërë të ditur se do ta shqyrtojë kontratën e tij me klubin parisien, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit gjatë kësaj vere.
Silva skuadrës parisiene iu bashkua verën e vitit 2007, ndërsa brenda periudhës 10-vjeçare e gjysmë ai me fanellën e PSZH-së ka regjistruar 239 ndeshje dhe 19 gola.