Java e 29-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet në vetëm një ditë. Është e diela që do na sjellë emocionet e kësaj jave, e cila do të dhurojë edhe derbin shqiptarë midis Shkëndijës dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija ka mundësinë që pikërisht të dielën të festojë para tifozëve të saj titullin e kampionit, ku do i shkonte për shtati edhe një barazim, pavarësisht nëse Vardari do të fitonte në transfertën ndaj Pobedës.
Me disfatën eventuale të Vardarit apo edhe një barazimi, Shkëndija edhe po të pësonte disfatë nga FC Shkupi do të shpallej kampion edhe zyrtarisht 8 javë para fundit të sezonit.
Renova që me Agron Memedin në krye nuk dinë për disfatë do të jetë mysafir i Sileksit në Kratovë. Fitorja eventuale e vendasve do të përforconte ata në pozitën e tretë, teksa një fitore e “gjipspunuesve” do të fuste edhe ata në lojë për një vend në ndeshjet e Liga Europa.
Skopje si vendas do të mirëpret Akademia Pandevin, teksa ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë” ku mejdanin do të ndajnë Rabotniçki dhe Pelisteri. Kjo ndeshje për dallim nga të tjerat që nisin në ora 16:00, do të startojë në ora 15:00 dhe e njëjta do të transmetohet drejtëpërdrejtë në TV “24 Vesti”.
LPFM – Java 29 |
||
Rabotniçki | 22.04. 15:00 | Pelisteri |
Skopje | 22.04. 16:00 | A. Pandev |
Pobeda | 22.04. 16:00 | Vardari |
Shkëndija | 22.04. 16:00 | Shkupi |
Sileksi | 22.04. 16:00 | Renova |