Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Stouk Siti gjatë kësaj vere, por jo edhe nga Anglia.
Stouk Siti aktualisht gjendet në zonën e rrezikshme në Premierligë, dhe rënia në një kategori më të ulët garash, pritet të ndikoj në largimin e disa lojtarëve kryesore të këtij ekipi, përfshirë këtu edhe shqiptarin e Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, ndër skuadrat që dëshirojnë të marrin shërbimet e Shaqirit janë, Evertoni, Uest Hami dhe Kristal Pallasi, që për dallim nga Stouk Siti ndodhen në një pozitë më të sigurtë dhe larg rënies nga Premierliga. Stouk Siti në 4 xhiro pa u mbyllur sezoni aktual në elitën e futbollit anglez, ndodhet në pozitën e para fundit me 28 pikë, 5 pikë më pak se Suonsi i vendit të 17-të.