Guardiola Pasi me Mançester Sitin fitoi titullin e shtatë në nëntë vitet e tij si trajner, Pep guardiola po mendon emrat e mundshëm të futbollistëve, me të cilët do të përforconte edhe më shumë skuadrën e tij.
Sipas “Sky Sport”, prioritetet e trajnerit “katalunas”, në përpjekje për të arritur suksesin edhe në Ligën e Kampionëve, janë rinovimi i moshës mesatare të mesfushës dhe një sulmues të nivelit të lartë.
Për këtë, Pep do të ketë një shumë që tejkalon 200 milionë sterlina në dispozicion nga klubi. Objektivi i parë është një ish-lojtar i tij, Tiago Alkantara, me të cilin ishin bashkë si te Barcelona, ashtu edhe te Bajerni i Munihut.
Mesfushori 27-vjeçar mendohet se do të rifreskonte ndjeshëm mesfushën e Sitit, duke pasur parasysh se ky repart për momentin përbëhet nga futbollistë të moshës mbi 30-vjeçare, si Fernandinjo, Jaja Ture dhe David Silva.
Emri i dytë dhe paksa më i vështirë për tu arritur, është ai i Kilian Mbape të Paris Sen Zhermenit. Sulmuesi, i huazuar këtë vit nga Monako te PSZH-ja, me parisienët që duhet të paguajnë këtë verë më shumë se 180 milionë euro, mund të mos vijojë dot në “Parc des Princes”, në rastin e hulumtimit të UEFA-s, e cila do të skanojë shpenzimet e parisienëve në 12 muajt e fundit dhe sa ato përputhen me “fair-play financiar”.
Ky hetim mund ta detyrojë Nasser Al-Khelaïfi që ta shesë yllin e tij të ri menjëherë pas marrjes së 100% të shërbimeve të tij.