Arsenali sërish ka kthyer vëmendjen ka sulmuesi francez i Realit të Madridit, Karim Benzema. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, “topçinjtë” janë të gatshëm të harxhojnë plotë 40 milionë për shërbimet e francezit, i cili me shumë gjasa po luan sezonin e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”.
30 vjeçari ka kaluar sezon të vështirë në “Bernabeu”, ku në 27 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar vetëm 5 gola. Kontrata e tij me “mbretërit” skadon në vitin 2021, ndërsa pjesë e tyre është që nga viti 2009-të, kur për një shumë prej 29 milion euro erdhi nga rradhët e Lionit.
Me fanellën e Realit të Madridit, Benzema ka zhvilluar plotë 404 ndeshje, duke shënuar edhe 190 gola.