Fitimi i derbit me rezultat 2:3 ndaj Vardarit, ka nxjerrë Shkëndijën plus 23 pikë diferencë nga vendi i dytë në tabelën e LPFM-së, duke ngelur kështu vetëm 1 pikë largë sigurimit të titullit të Kampionit për këtë sezon në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Për trajnerin e “kuqezinjëve” ka qenë e rëndësishme fitorja ndaj rivalëve të tyre Vardarit.
“Edhe me barazim edhe me humbje Shkëndija prap do të ishte Kampion, por me rëndësi ishte ta fitojmë këtë ndeshje, pasi ishte kundër kampionit aktual Vardarit. Nuk arritëm pjesën e parë kur pas golit të Ibraimit kishim edhe disa raste tjera për të shënuar që mund të çonim shifrat në 2:0 e 3:0, por nuk arritëm, ndërsa në fund ata shënuan me gabim tonin. Me fillimin e pjesës së dytë, Vardari kishte penallti dhe e shfytezoi dhe pastaj mendojë se ky është momenti i ndeshjes, kur ekipi jonë tregoi një karrakter të fortë pasi arriti ta kthejë rezultatin”, shprehet pas ndeshjes trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.
Deklarata e trajnerit te Shkendijes, Qatip Osmani pas triumfit ne derbi me Vardarin
Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.