Basketbollisti shkupjan, Alaudin Mustafa me ekipin e tij Trakya po sjellin rezultate të mira në basketbollin e Ligës së Kolegjeve në Turqi të quajtur “Uni Lig” e cila organizohet nga Federata e Basketbollit të Turqisë.
Trakya së fundmi ka regjistruar dy fitore ndaj dy favoritëve kryesor të këtij turneu, fillimisht duke e mposhtur Baysak Univerzitetin me rezultat 78:49, në të cilën përballje shkupjani realizoi 15 pikë dhe 2 asiste, ndërsa në ndeshjen tjetër mundën KB Dumllupinar me shifrat 61:47. Edhe në këtë sfidë Mustafa bëri dallimin në parket, ku për 17 minuta lojë që zhvilloi, regjistroi 10 pikë dhe 10 kërcime nën tabelë, duke bërë edhe “Dabëll-dabëll”.
“Kaluam dy ndeshjet me plotë emocione ku korëm edhe rezultate bindëse. I kemi edhe dy ndeshje tjera radhazi për t’i luajtur, jemi përgatitur maksimalisht për këto sfida, objektivin e kemi që të kualifikohemi në “Fajnall 4” të Ligës së Kolegjeve të Turqisë dhe pse jo edhe të bëhemi kampion. Besoj në ekipin tim, kemi zhvilluar shumë ndeshje dhe loja kolektive, ndërsa faleminderimi i takon vetëm Zotit dhe se pa ndihmën e tij nuk ndodh asgjë. Shpresojmë të arrijmë sukses në ndeshjet e radhës”, shprehet Mustafa për “InfOSport.mk”.
Trakya pret hedhjen e shortit për t’i mësuar kundërshtarët e radhës në këtë turne. /InfOSport.mk
Публикувахте от Alaudin Mustafa в 18 април 2018 г.