Miroslav Klose është gati tërikthehet në botën e futbollit. Një nga goleadorët më të shquar të futbollit gjerman ka vendosur të nisë një karrierë të re, atë të trajnerit pasi si lojtar e mbylli në vitin 2016 me fanellën e Lacios.
39-vjeçari do të jetë pjesë e ndryshimeve te Bajern Munih për sezonin e ardhshëm ku pas Kovaç në stol si trajner ai do të marrë drejtimin e ekipit të të rinjve.
Klose ka arritur akordin me drejtuesit “bavarezë” dhe tashmë vetëm pret fundin e këtij sezoni për të nisur aventurën e re si trajner.