Derbi i Pellagonisë mbyllet me barazim, lufta për mbijetesë vazhdon (VIDEO)

Derbi i Pellagonisë midis Pelisterit dhe Pobedës i zhvilluar në Manastir është mbyllur me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”. Ky barazim nuk ka hequr hallet e të dyja skuadrave, pasi që të dyja vazhdojnë luftën e zjarrtë për mbijetesë. Rezultati i takimit të sotëm nuk ka ndryshuar aspak pozitat e tyre, kjo falë edhe barazimit të Skopjes në duelin ndaj Sileksit.

POBEDA AVANSON NDAJ PELISTERIT NË MANASTIR

POBEDA AVANSON NDAJ PELISTERIT NË MANASTIRPELISTERI – POBEDA 0:1(Z. Danoski 59')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Që të dy golat në stadiumin “Tumbe Kafe” u realizuan gjatë pjesës së dytë, me mysafirët nga Prilepi, të cilët avansuan të parët. Jordanço Naumovski mjaft mirë gjeti në zbrastirë para portës kundërshtare bashkëlojtarin e tij Zoran Danoski, i cili me një parabolë të saktë arriti që të mposht portierin Ilçe Petrovski.

GOLI I TRIFUNOVSKIT QE I DHA BARAZIMIN PELISTERIT

GOLI I TRIFUNOVSKIT QE I DHA BARAZIMIN PELISTERITPELISTERI – POBEDA 1:1(I. Trifunovski 83')

Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.

Vendasit barazimin e gjetën në minutën e 83-të pas një rivënie nga këndi, kur më së miri në zonën e mysafirëve u gjind Ive Trifunovski dhe nga afërsia shënoi për rezultat 1:1, që në fund doli të jetë edhe përfundimtarë.

Pelisteri me 25 pikë mbetet në zonën e ftohtë, teksa Pobeda me vetëm një pikë më shumë renditet e 8-ta në tabelë.

Foto: gol.mk

Leave a Reply