45 minutat e para të derbi ndeshjes së javës së 28-të në elitën e futbollit vendor midis Vardarit dhe Shkëndijës janë mbyllur me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”. Shkëndija ishte më dominuese në këtë pjesë, ndërsa avansoi me golin e Besart Ibraimit vetëm pas 6 minutave lojë.
Goli i Besart Ibraimit ndaj Vardarit
Goli i Besart Ibraimit ndaj Vardarit VARDARI – SHKËNDIJA 0:1(B. Ibraimi 6')
Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.
Pas këtij goli edhe Armend Alimi, Stenio Zhunior dhe Enur Totre, kishin rastet e tyre për të shënuar, mirëpo nuk i’a arritën qëllimit, ndërkohë Vardari në rastin e parë më konkret arriti që të barazojë shifrat në 1:1 pas golit të shënuar nga ana e sulmuesit të talentuar, Bojan Kolevski.
TENTATIVA E ALIMIT NGA GJYSMËFUSHA
TENTATIVA E ARMEND ALIMIT NGA GJYSMËFUSHA
Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.
Bllazhevski mjaft mirë nga e majta harkoi në shtyllën e dytë deri tek Kolevski, tentativën e të cilit me kokë fillimisht e ndali portierit Bekim Rexhepi, mirëpo jo edhe tentativën e dytë kur me këmbën e djathtë shënoi në rrjetën e pa mbrojtur.
Vardari barazon ndaj Shkendijes
Vardari barazon rezultatin ndaj ShkëndijësVARDARI – SHKËNDIJA 1:1(B. Kolevski 43')
Публикувахте от infosport.mk в 18 април 2018 г.